Politike16 Mars 2023, 21:54

Bardhi “shuplakë” Berishës: Nuk e do bashkimin e PD, po shtyn demokratët të votojnë Metën

Shkruar nga Pamfleti

Bardhi “shuplakë” Berishës: Nuk e do bashkimin e PD, po

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmet Bardhi ka akuzuar Sali Berishën se nuk e do bashkimin e PD. Në një emision, ai u shpreh se deri më 27 mars ka ende kohë që demokratët të bashkohen dhe të shkojnë të unifikuar në zgjedhje. Ai ftoi kandidatët e dalë nga “Primaret" të pranojnë të hyjnë nën logon e PD, teksa e cilësoi të papranueshme të futen në zgjedhje me logon e partisë së Ilir Metës.

Nuk do duhet që kandidatët për kryetarë të jenë të atashuar me partinë e zotit Meta. Ata janë kandidatë të PL. Ata duhet të jenë të PD. Me parti të qendrës së majtë duhet të kemi marrëveshje për të mbështetur njëri-tjetrin në zgjedhje, por kandidatët të kenë logon e PD. Unë nuk do t’i shtyj demokratët në strehën e Partisë së Lirisë. Në bashkitë ku ka dakordësi për të mos pasur kandidatë nga ana jonë është Bashkia e Hasit, është Devolli, është Divjaka dhe dy degë të tjerë.

Nuk ka kuptim dhe të gjesh gjuhën me parti jashtë PD dhe të mos e gjesh brenda vetes. Si mund tu kërkojmë qytetarëve të na besojnë kur nuk gjejmë gjuhën me njëri-tjetrin. Ai që nuk do të dalë me një kandidat është zoti Berisha. Ai po u thotë demokratëve të Shkodrës se unë nuk dua 8 mijë votat e Xheml Bushtit, por më duhen 200 votat e Nard Ndokës. Ky është realiteti”, tha ai.

Më tej Bardhi i dha shuplakë Berishës dhe për akuzat ndaj Bashës për djegien e mandateve dhe braktisjen e zgjedhjeve vendore.

Këta që bërtasin dhe që janë si fanatikët më të mëdhenj kundër braktisjes së zgjedhjeve janë ata që e nxitën të digjte mandatet dhe braktiste zgjedhjet”, tha ai.

Bardhi sqaroi se grupi i Alibeajt është i gatshëm që në Elbasan apo vende të tjera t’u vërë në dispozicion kandidatëve logon e PD dhe të jenë të unifikuar, por sipas tij, nuk e pranojnë që ata të jenë në logon e PL.

bardhi berisha meta