Politike13 Shtator 2023, 15:10

Tryeza e dytë me Berishën dhe deputetët e PD, Bardhi: Do kërkojmë interpelancë për inceneratorët

Shkruar nga Pamfleti

Tryeza e dytë me Berishën dhe deputetët e PD, Bardhi: Do

Pas përfundimit të mbledhjes mes Sali Berishës dhe deputetëve të PD, Gazment Bardhi foli para gazetarëve. Ai u shpreh se sot u morën disa vendime. Bardhi shprehet se diskutuan për prioritetet e tyre në sesionin e ri parlamentar.

Bardhi tha se mocioni me debat dhe kërkesa me interpelancë me Kryeministrit për inceneratorët është në pritje të caktimit.

“Kemi marrë disa vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe i Aleancës për Ndryshim diskutuan në lidhje me prioritetet që kemi lënë pezull në mbledhjen e parë. Ka vendosur që të hartojë një paket ligjore, ka ngritur grupet për rritjen e pensioneve të rritjes së ndihmës ekonomike për personat në nevojë. Sa I takon llogaridhënies së qeverisë kanë hartuar një agjendë të plotë të komisioneve parlamentare të cilat do të jenë në dëgjesë publike, parlamenti duhet që të njihet me dokumentin e dorëzuar nga parlamenti evropian për bujqësinë, dhe më pas një tjetër çështje që pritet të diskutohet është edhe siguria në institucionet ushtarake, ku ministri i Mbrojtjes dhe zinxhiri i përgjegjësve duhet që të japë llogari para komisioneve. Mocioni me debat dhe kërkesa me interpelancë me Kryeministrit për inceneratorët është në pritje të caktimit”, tha ai.

 

bardhi basha deputete inceneratoret