TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shtator 2023, 15:22

"Lufta" në PD për kreun e grupit, Bardhi "kërcënon" Nikollën: Kryetarja e Kuvendit të mos provokojë deputetët e opozitës

Shkruar nga Pamfleti
"Lufta" në PD për kreun e grupit, Bardhi
Gazment Bardhi

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se nëse Kuvendi do të njihte Lulzim Bashën si kreun e Grupit, kjo do të ishte “absurditet”.

Sipas tij kryetarja e Parlamentit duhet të respektojë rregulloren e Kuvendit.

Bardhi më tej theksoi se kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla duhet të respektojë rregulloren e Kuvendit dhe të mos kryejë akt provokimi ndaj deputetëve të opozitës në Parlament. 

"Një situatë e tillë do të sillte absurditet. Basha të sjellë 18 vota, 19 e ka të siguruar. Qëndrimi i Kuvendit është e qartë, Kuvendi të zbatojë rregulloren e parlamentit...

Janë mbledhur të gjitha firmat në mbledhjen e sotme dhe nesër do të depozitohen kërkesat për ngritjen e Komisioneve Hetimore.

Kush është kreu i grupit e dini edhe ju, jo më kryetarja e Kuvendit. E ka sqaruar në mënyrë korrekte se si merren vendimet për një grup parlamentar.

Nuk kam asnjë dyshim që kryetarja e Kuvendit do të respektojë rregulloren e parlamentit dhe nuk do kryejë akt provokimi ndaj deputetëve të opozitës në Parlament.

gazment bardhi nikolla

Lini një Përgjigje