Politike13 Shtator 2023, 15:50

"Rama po mbron Berishën duke e mbajtur në politikë", Mërtiri: Pa largimin e Doktorit, nuk ka bashkim të opozitës

Shkruar nga Pamfleti

"Rama po mbron Berishën duke e mbajtur në politikë",

Analisti Ergys Mërtiri ka folur lidhur me situatën politike në vend. Ai tha se situata aktuale politike është shumë e rënduar dhe asnjëra nga palët nuk është e interesuar për ta zgjidhur këtë kaos në të cilin e kanë përfshirë vendin.

Ai tha gjithashtu se rikthimi i Bashës është e vetmja mundësi për ndezjen e dritës së shpresës për ndryshimin e kësaj klase politike.

“Gazment Bardhi ka interes të qëndrojë në politikë pasi u largua nga Partia Demokratike zyrtare. Ai është bërë pjesë e një fraksionin për arsyen e vetme që janë kundër Lulzim Bashës dhe mbajtja e tij bëhet vetëm për të luftuar Bashën.

Por në fakt të gjithë janë kundër të gjithëve, ndaj është kjo situatë që është. Sali Berisha është strumbullari dhe pjesa kanceroze e politikës shqiptare.

Pa u larguar Sali Berisha nga politika nuk mund të ketë bashkim të demokratëve apo të vetë opozitës.

Sepse vetëm një largim i tillë mund të krijojë kushtet e duhura për luftimin e kësaj qeverie tejet të korruptuar dhe skandaloze. Por pa ndodh ky largim kjo nuk do të ndodhë.

Prandaj, Rama po e mbron Berishën duke e mbajtur në politikë, madje po i jep dhe kullat që ai të qëndrojë, si e vetmja formë për të mbajtur pushtetin e tij të degraduar”, u shpreh Ergys Mërtiri.

ergys mertiri rama berisha basha bardhi