Politike 5 Shtator 2023, 11:40

Basha sulmon Bardhin: Udha e mbarë i qoftë në bunkerin anti-amerikan

Shkruar nga Pamfleti

Basha sulmon Bardhin: Udha e mbarë i qoftë në bunkerin

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka dërguar mesazh kreut të Grupit Parlamentar, Gazment Bardhit gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetareve.

“Udha e mbarë i qoftë në bunkerin anti-amerikan”, tha Basha, duke shtuar se “PD nuk e dëmtoni dot më”.

Kreu i PD-së theksoi se “cilido që kërkon ti bashkohet aleancës së kullës së korrupsionit është i lirë, por mos të mbajë flamurin e demokratëve apo të flasë në emër të tyre, por të flasë në emër të interesave personale apo të trekëndëshit të Bermundës”.

"Ka nga ata që tashmë kanë zgjedhur rrugën e tyre, cilido që kërkon ti bashkohet aleancës së kullës së korrupsionit është i lirë, por mos të mbajë flamurin e demokratëve apo të flasë në emër të tyre, por të flasë në emër të interesave personale apo të trekëndëshit të Bermundës.

Ju penguan ju dhe PD me manovra te errëta, tgani po shfaqen në sytë e demokratëve, Kjo mori fund, koha kur vendimet në emër të demokratëve marrin mori fund.

Nuk do lejoj askënd të luaj me interesat e PD, që kërkon të çojë demokratët në hullitë e nongratave, Hymë në betejë për të mbrojtur interesat e shqiptarëve dhe demokratëve, i mbrojtëm me sakrifica të larta. Do qëndrojmë përkrah këtyre vlerave. I kërkojmë kujtdo që të reflektojë dhe të jetë pjesë e këtyre vlerave.

Për ata që i trafikojnë këto vlera në këmbim të komoditetit të rremë politik apo personal, udha e mbarë i qoftë në bunkerin antiamerikan. PD nuk e dëmtojnë dot më”, tha Basha.

Në Kolegjin e Kryetarëve këtë të martë, Basha deklaroi gjithashtu se koha kur vendimet për demokratët i merrte një grusht njerëzish ka marrë fund dhe se ai nuk do të lejojë askënd të cenojë interesat e Partisë Demokratike.

Kryedemokrati tha se kushdo që nuk reflekton dhe nuk bashkohet me demokratët duhet të largohet në bunkerët anti-amerikanë sepse kjo është një betejë për të mbrojtur interesat jo vetëm të demokratëve, por gjithë shqiptarëve dhe jo për të mbrojtur interesa personale politike.

“Koha kur vendimet për demokratët i merrte një grusht njerëzish mori fund me vendimet e marra nga përfaqësuesit e demokratëve në Kuvendin Kombëtar të 2 shtatorit, ndaj do ta them fare hapur. Unë nuk do të lejoj askënd të luajë me interesat politike të Partisë Demokratike që kërkon të çojë demokratët symbyllurazi nëpër hullitë e nongratave sepse ne hymë në këtë betejë për të mbrojtur interesat e Partisë Demokratike si interesat euroatlantike, jo thjesht të demokratëve, por të shqiptarëve.” – u shpreh Basha.

basha bardhi