Politike 5 Shtator 2023, 11:35

Basha në Kolegjin e Kryetarëve: Nuk do iu kushtojmë vëmendje atyre që kanë mbetur mbrapa për halle personale

Shkruar nga Pamfleti

Basha në Kolegjin e Kryetarëve: Nuk do iu kushtojmë vëmendje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur ditën e sotme Kolegjin e Kryetarëve. Gjatë fjalës së tij, Basha komentoi situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike, por pa preferuar të ndalet në emra. Basha thotë vëmendja e PD nuk do të jetë më tek ata që kanë mbetur mbrapa me axhendën e interesit personal, por tek qytetarët dhe beteja me qeverinë.

"Jemi borxhli para demokratëve, mënyra e vetme për ta kthyer këtë borxh është duke qëndruar përballë qeverisë, por edhe përballë një alternative realiste. Ky kontrast është i dukshëm sot e gjithë ditën. Vëmendja jonë nuk është dhe s’do jetë tek ata që kanë mbetur mbrapa me axhendën e interesit personal. Nëse harxhojmë kohë apo energji për tu angazhuar në këtë debat ku na provokojnë, atëherë i bie të braktisim betejën e vërtetë që nuk është me ta, por është për njerëzit. Sa më shumë kohë harxhojmë për njëri-tjetrin aq më pak do ngelë për njerëzit", u shpreh Basha.

basha kolegji i kryetareve pd