Politike22 Shkurt 2024, 10:16

Hoti dhe Vokshi nuk u lejuan të futen në seancë, deputetja: Dënim politik, nuk na japin mundësinë e ankimimit

Shkruar nga Pamfleti

Hoti dhe Vokshi nuk u lejuan të futen në seancë, deputetja:

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e përjashtuar me 10 ditë nga “Etika” nuk është lejuar nga punonjësit e Gardës të futet në sallës.

Vokshi shprehet se dënimi ndaj tyre është politik dhe se në bazë të rregullores ajo duhet të ishte në sallë, pasi e ka ankimuar vendimin.

"Mbledhja e Byros u dështua, sepse ne bazë të audios dhe videos që unë kisha në dispozicion nuk ka pasur asgjë për të bazuar dënimin e tyre. Është dënim politik. Kemi bërë një letër pas dështimit të mbledhjes së Byrosë Politike. Njoftova kryetaren e Kuvendit sepse në bazë të rregullores në momentin që bëhet ankimi vendimi i komisariatit pezullohet. Tani nuk ke të drejtë as të ankimohesh. Mund të të heqin mandatin dhe nuk ke një organ që të ankimosh, që të vërtetosh që nuk ke kryer asnjë shkelje të rregullores", tha Vokshi.

 

vokshi goti seance denim politik