TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Shtator 2025, 10:31

Tom Doshi 3 mln lekë borxh, UKT shkresë KQZ-së: PSD të paguajë faturat

Shkruar nga Pamfleti

Tom Doshi 3 mln lekë borxh, UKT shkresë KQZ-së: PSD të

Ndërmarrja e UKT i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në të cilën e bën me dije se subjekti politik PSD, me kryetar Tom Doshin, rezulton të jetë debitore në vlerën 336,819.4 Lekë të rinj.

Fatura rezulton të jetë e pashlyer deri në 21 Gusht, por UKT ka njoftuar KQZ me besimin se ky institucion do ta nxisë partinë e Tom Doshit që të shlyejë detyrimet mujore.

UKT bën me dije se brenda 30 ditëve kërkohet shlyerja e detyrimeve, në të kundërt ky institucion do të veprojë duke ndërprerë furnizimin me ujë.

Tom Doshi 3 mln lekë borxh, UKT shkresë KQZ-së: PSD të

Lini një Përgjigje