TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shtator 2025, 14:50

Berisha: Çopja gati t’i falë Edi Ramës 5 miliardë euro

Shkruar nga Pamfleti
Berisha: Çopja gati t’i falë Edi Ramës 5 miliardë
Kryetari i PD-së, Sali Berisha

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë dy goditje Edi Ramës. Së pari, sipas tij me mos njohjen e zgjedhjeve dhe së dyti me vendimin për goditjen e karteleve, që sipas ish-kryeministrit ndodhen edhe në Shqipëri.

Më tej kreu i PD deklaroi gjatë mbledhjes së Kryesisë së, “forca kryesore e kësaj diktature është droga”.

Ai përmendi klanin Çopja si një grup që është gati të futet në një marrëveshje me Ramën.

"Pra, por diktatura autoritare shqiptare, përveç kontrollit të vullnetit të qytetarëve shqiptarë në votim, kontrollit të hapësirës informative të qytetarëve, ka një forcë tjetër të padukshme, shkatërrimtare, të jashtëzakonshme.Dhe kjo forcë janë 6 miliardë euro në dorën e një Çopja, Çopja apo Troplini, Troplini.

Miliardat e eurove në duart e kriminelëve anonimë apo të njohur, të gjitha kundër demokreacisë, ligjit, shtetit ligjor në Shqipëri.

Të gjitha me një padrino, një kryetar, që është Edi Rama.

Imagjinoni ju një njeri që quhet Franç Çopja, nuk ia kishim dëgjuar emrin kurrë, dhe ky del tani pa djersitur një ditë në punë, përveçse me kartelet, 6 miliardë euro.

Ky miq, është gati të falë Edi Ramës 5 miliardë, mjafton të investojë 1 miliard.

Kjo është!", tha Berisha.

sali berisha Çopja gati t’i falë edi ramës 5 miliardë euro

Lini një Përgjigje