Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka dhënë një deklaratë për mediat, nga selia blu para se të niste mbledhja e Kryesisë.
Boçi u shpreh se Partia Demokratike do të bëjë analizën e humbjes së zgjedhjeve. Sipas tij, PD-ja ka bërë analizë zgjedhjesh edhe kur ka fituar.
“Analiza është thënë që do bëhet pas vendimit që do marri Kryesia sot dhe pas përcaktimeve të hapave të tjerë të aksionit. Pjesa e organizimit është pjesë e rëndësishme, PD gjithmonë e ka bërë analizën, edhe kur ka fituar, megjithëse kohë e largët kjo paksa. Edhe kur ka humbur në të gjitha rastet është një analizë që është e brendshme, është domosdoshmëri dhe kësaj radhe do bëhet. Përcaktimi i situatave zgjedhore në një parti respekton statusin e saj dhe mandatet zakonisht në demokraci janë 4-vjeçare. Është vota e demokratëve ajo që vendos më pas të gjitha ndryshimet që do bëhen”, u shpreh Boçi.
Lini një Përgjigje