Politike 2 Mars 2024, 16:20

Gazment Bardhi ‘merr frenat’ e Rithemelimit, zbardhen emrat e anëtarëve të rinj që do t’i bashkohen Kryesisë të martën

Shkruar nga Pamfleti
Gazment Bardhi ‘merr frenat’ e Rithemelimit, zbardhen emrat e
Berisha dhe Bardhi

Sali Berisha ka bërë gati ndryshimet statusore nga arresti i shtëpisë dhe ka caktuar Gazment Bardhin nënkryetar partie.

Më 5 mars mblidhet Këshilli Kombëtar i Rithemelimit që do miratojë ndryshimet në statut të cilët i hapin rrugë ndryshimeve edhe në kryesinë e Rithemelimit.

Gazmend Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj pritet të jenë nënkryetarët e rinj të partisë Demokratike të Rithemelimit.

Procesi i zgjedhjes së drejtuesve të partisë pritet të përmbyllet të martën në mbledhjen e këshillit kombëtar ku Gazment Bardhi do të fusë në kryesi edhe disa prej deputetëve të tij.

3 javë pasi dy nga tre grupet e partisë demokratike u bashkuan në seli Gazmend Bardhi pritet të zyrtarizohet si nënkryetar i Partisë Demokratike të Rithemelimit.

Në të njëjtin pozicion pritet të jetë edhe Agron Gjekmarkaj që do ti shtohen Luçiano Boçit dhe Oerd Bylykbashit që e kryejnë aktualisht këtë detyrë.

Emrat pritet të zyrtarizohen në mbledhjen e këshillit kombëtar të thirrur pasditen e së martës ndërsa po atë do të ketë ndryshime dhe në kryesi, duke shtuar anëtar nga grupi i bashkuar.

Përkatësisht emrat e rinj të anëtarëve të kryesisë pritet të jenë Dhurata Çupi, Zheni Gjergji, Tomor Alizoti, Ferdinand Xhaferri, Helidon Bushati dhe Ervin Salianji, së bashku me Bardhin dhe Gjekmarkajn që do jenë anëtarë kryesie për shkak të funksonit.

Të gjitha kështo ndryshime do të votohen nga anëtarët e këshillit kombëtar ndërsa ky proces përmbyll edhe zgjedhjen e organeve drejtuese të partisë.

Tanimë sfidë për opozitën mbetet riorganizimi në bazë ku së shpejti pritet të hapet procesi për 20 degë të cilat janë pa kryetar.

Ndërkohë ish-kryeministri Berisha javën e kaluar kërkoi heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” të vendosur nga Gjykata e Posaçme. 

Kujtojmë se Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit 2023, pasi është i dyshuar për korrupsion në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani. 

Në datën 4 mars është caktuar seanca gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit ka vendosur për Berishën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, në lidhje me aferën e kompleksit Partizani.

Ish-kryeministri është vënë nën akuzë për korrupsion, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Si Berisha, ashtu edhe Malltezi kanë kundërshtuar akuzat.

Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në arrest shtëpie.

Prej tetorit të vitit të kaluar, Berisha akuzohet nga SPAK se ka ndërmarrë ndryshime ligjore në përfitim të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi – duke i mundësuar këtij të fundit që të ndërtonte biznesin e një kompanie nga e cila përfitoi 5.4 milionë euro.

Berisha, 79 vjeç, është zyrtari më i lartë në tre dekada që përballet me një hetim të tillë, pas arrestimit dhe burgosjes së ish-kryeministrit Fatos Nano në vitin 1993.

Prej fundit të dhjetorit, Berisha ndodhet në arrest shtëpie pasi nuk zbatoi një vendim të mëparshëm të gjykatës për t'u paraqitur në Policinë Gjyqësore, vendim të cilin ai e konsideron si antikushtetues.

pd ber bardhi