Politike 2 Mars 2024, 15:11

Ministri i Ramës sulmon Brukselin nga Turqia: BE nuk mund t’i shmanget zgjidhjeve të vështira

Shkruar nga Pamfleti
Ministri i Ramës sulmon Brukselin nga Turqia: BE nuk mund t’i
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani

Ministri i Jashtëm Igli Hasani, në konferencën vjetore mbi diplomacinë ndërkombëtare që mbahet në Turqi nën kujdesin e presidentin Rexhep Taip Erdogan, në Antalia ka kontestuar dhe kritikuar Perëndimin dhe Bashkimin Europian.

Hasani vuri theksin te pritshmëritë e papërmbushuara që bota ka ndaj institucioneve të rëndësishme si Këshilli i Sigurimit në Kombet e Bashkuara dhe të ngjashmëve të tij përballë luftërave apo krizave humanitare.

'Kemi një Këshill Sigurimi të Kombeve të Bashkuara që është disfunksional, që nuk është në gjendje të ofrojë atë që pritet nga ai. Kemi disa organizata ndërkombëtare që nuk mund dhe nuk po japin atë që pritet nga to. Dhe këtu po përmend KE, OSBE, dhe disa entitete të ngjashme të tjera në hapësirat euro-atlantike dhe euro-aziatike.', tha ministri.

Në fjalë e tij, ai theksoi se BE nuk mund t’i shmanget zgjidhjeve të vështira, referuar rajonit të Ballkanit.

Hasani citoi edhe shefin e tij, kryeministrin Edi Rama, duke përmedur se Shqipëria ende nuk është integruar në union.

'Ne jemi ende zona gri në stomakun e Evropës, siç do të thoshte kryeministri im, jemi rrethuar nga një kufi i Bashkimit Evropian, por ende nuk jemi të integruar, ende duke luftuar për të zhvilluar ato tre elementet që përmenda më parë demokracinë liberale bazuar në sundimin e ligjit, ekonomitë e tregut të lirë dhe synojmë më lart për lirinë dhe të drejtat themelore të njeriut.

Unë vij nga Ballkani Perëndimor, e cila ka prodhuar luftëra, konflikte, duke përfshirë fillimin e Luftës së Parë Botërore në Evropë. Është një rajon që ndoshta ka më pak se 20 milionë njerëz dhe një sipërfaqe modeste, por, ai gjithmonë ka qenë një vend konflikti.

Gjakderdhja në Evropë, para luftës në Ukrainë, ishte pikërisht në pjesën tonë të botës. Ne jemi ende zona gri në stomakun e Evropës, siç do të thoshte kryeministri im, jemi rrethuar nga një kufi i Bashkimit Evropian, por ende nuk jemi të integruar, ende duke luftuar për të zhvilluar ato tre elementet që përmenda më parë demokracinë liberale bazuar në sundimin e ligjit, ekonomitë e tregut të lirë dhe synojmë më lart për lirinë dhe të drejtat themelore të njeriut.", tha Hasani.

igli hasani turqi be