Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar ish-Presidentin Ilir Meta me rastin e 57-vjetorit të lindjes, duke theksuar se ai po përballet me një situatë të vështirë nga ambientet e paraburgimit.
“U dërgoj një përshëndetje të përzemërt të burgosurve politikë dhe i uroj nga zemra ditëlindjen ish-presidentit Meta, që po bën betejë të jashtëzakonshme edhe nga qelia e burgut”, u shpreh Berisha.
Në deklaratën e tij për mediat, Berisha ngriti akuza edhe për mënyrën e trajtimit të Metës, duke dënuar, sipas tij, akte intimidimi.
“Dënoj aktet e turpit të intimidimit që ata i bëjnë… që të gjitha janë me urdhër të Edi Ramës”, tha kryedemokrati.
Më tej, ai shtoi akuza konkrete lidhur me këtë çështje, duke deklaruar se “çon kriminelë për të shpuar shishet e ujit që ta lërë pa ujë”, duke e lidhur këtë me struktura pranë qeverisë.
Lini një Përgjigje