TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Mars 2026, 12:18

Ofroi garanci 50 mijë euro për të lënë qelinë, GJKKO rrëzon Ilir Metën

Shkruar nga Pamfleti

Ofroi garanci 50 mijë euro për të lënë qelinë,

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për ndryshimin e masës së sigurisë.

Meta kishte kërkuar zëvendësimin e masës së arrestit me një garanci pasurore prej 50 mijë eurosh, duke synuar lirimin nga qelia. Megjithatë, trupa gjykuese nuk e ka pranuar këtë kërkesë, duke lënë në fuqi masën aktuale të sigurisë.

Vendimi i GJKKO-së do të thotë se Ilir Meta do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, ndërsa procesi ndaj tij vazhdon.

Presidenti i PL-së nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokati mbrojtës Kujtim Cakrani. Ky i fundit tha se do të ankimojë vendimin e GJKKO.

“I kërkova t’ia bënim dhuratë lirinë në ditën e lindjes. Beteja jonë nuk mbaron këtu, do vazhdojmë, do presime dhe vendimin e Gjykatës Kushtetutës. Meta nuk u paraqit sot, e ka humbur besimin te gjykata, kërkon vetëm përballjen në themel. Unë parashtrova pretendimet e mia", u shpreh Cakrani.

Ilir Meta mbahet në burg prej 21 tetorit 2024, ndërsa mbi të rëndojnë disa akuza nga SPAK si shpërdorim detyre, korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Lini një Përgjigje