TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Mars 2026, 13:07

“410 mln euro naftë kontrabandë shkojnë te familja e Ramës”, Berisha: Arsyet që ndikojnë në rritjen e çmimit

Shkruar nga Pamfleti

“410 mln euro naftë kontrabandë shkojnë te familja e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar rritjen e çmimit të karburantit në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një barrë të rëndë për qytetarët dhe ekonominë familjare. Në një dalje për mediat, ai deklaroi se “nafta në Shqipëri është shndërruar në instrument të tiranisë ndaj shqiptarëve”.

Sipas Berishës, çmimet e larta të karburantit po ndikojnë drejtpërdrejt në jetesën e qytetarëve. Ai theksoi se kjo situatë po sjell “çmime stratosferike, pakësim të racionit ushqimor në tavolinë dhe largim të shqiptarëve nga vendi”.

Kreu i PD-së vuri në dukje se, pavarësisht burimeve të konsiderueshme të naftës në vend, si fusha e Patosit, dhe pranisë së porteve për import, çmimi i naftës mbetet më i lartë se në vendet fqinje. “Çmimi i naftës në Shqipëri tejkalon me 60 për qind atë në Kosovë dhe Maqedoni”, u shpreh ai.

Berisha identifikoi dy faktorë kryesorë për këtë situatë. “Së pari, ngarkesa fiskale. Në vendet e zhvilluara ajo është 40-45 për qind, ndërsa të ardhurat janë disa herë më të larta se në Shqipëri. Kjo është një gjobë e tmerrshme mbi shqiptarët”, tha ai.

Si faktor të dytë, ai përmendi kontrabandën e karburantit, duke deklaruar se: “Asnjë litër naftë nuk hyn në Shqipëri me bote. 350 mijë ton kontrabandë hyjnë në portet që kontrollon qeveria. 350 mijë ton naftë kontrabandë janë të barabarta me 410 mln euro që shkojnë në familjen e kryekontrollorit që është Rama”, dhe shtoi se kjo sipas tij përkthehet në humbje të mëdha financiare.

kryetari i partisë demokratike sali berisha

Lini një Përgjigje