TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Mars 2026, 12:53

Ligji për referendumet, PS nuk ndalet; Balla njofton nisjen e konsultimeve publike

Shkruar nga Pamfleti
Ligji për referendumet, PS nuk ndalet; Balla njofton nisjen e konsultimeve
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një konferencë për shtyp ka folur për mungesën e një ligji për referendumet në Shqipëri, duke theksuar se do t’i jepet udhë këtij procesi përmes një nisme të gjerë dhe gjithëpërfshirëse konsultimesh.

Balla u shpreh se, ndonëse Kushtetuta e parashikon mekanizmin e referendumit, mungon një ligj i posaçëm që rregullon procedurat konkrete për zhvillimin e tij.

Sipas Ballës, drafti aktual do të kalojë fillimisht në një fazë të gjerë konsultimi publik përpara se të depozitohet në Kuvend. Ai theksoi se qëllimi është ndërtimi i një kuadri ligjor të qëndrueshëm dhe të pranuar gjerësisht.

“Në Shqipëri Kushtetuta përcakton sesi mbahen referendumet dhe po ashtu sesi përmes referendumit mund të miratohen edhe amendamentet kushtetuese. Sot jemi këtu për t’i dhënë udhë këtij procesi. Do të jetë një proces i gjerë dhe i gjatë. Përpara se këtë draft që kemi sot këtu ta depozitojmë në Kuvend, do t’ia nënshtrojmë një procesi të gjerë konsultimi. Grupi parlamentar i PS do të zhvillojë disa tryeza të mëdha konsultative me juristë, profesorë, studentë, shoqërinë civile që të shkojmë në një projekt të konsoliduar mirë që edhe pasi të hyjë në procedurën e Kuvendit, të jetë një proces konsultativ”, tha Balla.

 

 

ligji per referendumet

2 Komente

  1. E
    Elvan

    Kjo Qeverisje eshte nje Qeverisje mizerabel, dhe si e tille meriton te shembet dhe te shkaterrohet totalisht.

    Lini një Përgjigje