TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Mars 2026, 11:14

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Serbi, Presidenti Begaj: Shqipëria mirënjohëse aleatëve që çliruan Kosovën

Shkruar nga Pamfleti
27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Serbi, Presidenti
Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në 27-vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, kundër regjimit të Millosheviçit.

Begaj shton se fushata e ndërhyrjes përfundoi me sukses duke sjellë lirinë në Kosovë. Presidenti shton se Shqipëria mbetet, mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës e NATO-s

"Sot shënohet 27-vjetori i ndërhyrjes ushtarake të NATO-s kundër regjimit shtypës të Millosheviqit—një fushatë që përfundoi me sukses, duke sjellë lirinë në Kosovë dhe paqen që gëzojmë në të gjithë rajonin sot. Shqipëria mbetet, sot dhe gjithmonë, thellësisht mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatë", thuhet në reagimin e Presidentit. 

 

bajram begaj

Lini një Përgjigje