
Ish-kryeministri Sali Berisha mund ta bëjë gjumin e qetë. Bashkimi Europian nuk ka plane për momentin që ta fusë në listën e zezë.
Ai është shpallur i padëshiruar nga SHBA dhe Britania e Madhe, ndërsa ka pasur zëra se dhe BE do e sanksionojë. Mbi këtë gjë u pyet shefi i diplomacisë së BE, Josep Borrell, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama. Ai tha se për momentin nuk ka asnjë propozim kundër ish-kryeministrit.
“Nga pikëpamja jonë mund të themi se ne i marrim vendimet për sanksionet e këshillit dhe këto janë pjesë e politikës ë jashtme, por mesa di nuk kam asnjë informacion për propozim për sanksione për qytetarë shqiptarë” tha ai.
Të paktën Saliu mund të flejë i qetë në këtë aspekt, pasi nuk i dihet se ç’mund të vijë nga SPAK.