TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Nëntor 2025, 10:10

Shqipëria çel të gjithë grup-kapitujt e negociatave me BE-në, Rama dhuratë të veçantë komisioneres Marta Kos

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria çel të gjithë grup-kapitujt e negociatave me
Rama dhuratë Marta Kos

Shqipëria hapi sot edhe grupkapitujt e fundit të negociatave me Bashkimin Evropian. Në fund të fjalimeve, kryeministri Rama, komisionerja Marta Kos dhe ministrja e Jashtme e Danimarkës, Marie Bjerre festuan me tortën me numrin 6 që tregon hapjen e 6 grupkapitujve.

Po ashtu, kryeministri Rama surprozoi dy zyrtaret e larta të BE me nga një shishe verë me një skicim të realizuar nga vetë kreu i qeverisë.

"Marta kur vjen fjala për grup kapituj, kapituj e piketa mund të na habisni, por kur bëhet fjalë për dhurata dhe ëmbëlsira nuk e bëni dot. Nuk është e orkestruar. Kjo është verë autoktone shqiptare me etiketën e skicuar prej meje. Një është për ju dhe tjetra për Marinë.", tha Rama.

Kos u kujdes të nënvizojë se vendin tonë e pret një punë e gjatë përpara për të përmbushur të gjitha detyrimet e BE-së.

“Çelja e të gjithë grupkapitujve është sukses, por mbyllja e tyre është çmimi real. Suksesi real është se sa shpejt miratoni dhe zbatoni legjislacionin real", tha Kos. 
Çelja e negociatave u festua në Budekel me një tortë me ngjyrën e kuqe të flamurit shqiptar, që Kos i dhuroi Ramës. Ishin dy ministret Majlinda Dhuka dhe Adea Pridenji që frynë qiriun me numrin 6, ndërsa tortën e preu vetë kryeministri Rama me Kos dhe Bjerre, të cilave u dhuroi shishe vere autoktone me skicimet të tij.

Lini një Përgjigje