Politike28 Mars 2023, 19:30

Berisha prezanton Lefter Maliqin si kandidat për bashkinë e Kuçovës: Ka mbështetjen e demokratëve!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha prezanton Lefter Maliqin si kandidat për bashkinë e
Sali Berisha

Ditën e sotme Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Kuçovë, Lefter Maliqin për të garuar në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Në fjalën e tij para demokratëve, Berisha u shpreh se në ditën e zhvillimit të zgjedhjeve lokale, Partia Demokratike do i japë këtij regjimi përgjigjien e merituar.

Ai shtoi se Lefter Maliqi është kandidat i koalicionit me Partinë e Lirisë dhe ka mbështetjen totale të demokratëve.

“Lefter Maliqi është kandidat i koalicionit me mbështetje totale të demokratëve, të Partisë së Lirisë dhe unë kam bindje të madhe se këtu në Kuçovë koalicioni ynë do ketë një nga sukseset më të shkëlqyera. Ne me 14 Maj kemi në dorë njërin nga vendimet politike më të rëndësishme të jetës tone, kemi në dorë të votojmë për të rivendosur pluralizmin politik në Shqipëri. Ne do i japim përgjigjien e merituar këtij regjimi. E kemi dhe ne një përgjegjësi, e ndihmuam shumë Ramën kur ja dorëzuam të gjitha komunat dhe bashkitë atij,  por PD nuk e përsërit më kurrë atë. Ne jemi forcë politike që mbetet e pamposhtur sepse ka kauzën e lirisë dhe së dyti ne gabojmë, por njohim dhe korrigjojmë gabimet tona. Ndaj dhe ne në statutin tonë shkruajtëm që PD nuk bojkoton kurrë më zgjedhjet, kështuqë më 14 Maj demokratë, qytetarë të të gjitha forcave politike, duhet të ngrihemi në lartësinë e përgjegjësive tona, të largojmë monizmin me votën tonë, sepse është fatkeqësi kombëtare, mungesë lirie që është oksigjeni i shoqërisë. Pa liri ka vetëm rrënim!”, deklaroi Berisha.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Berisha prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Peqinit. 

lefter maliqi berisha kuçovë