TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2025, 22:37

Berisha shpërthen pas miratimit të ligjit për barazinë gjinore: Përmbys rendin juridik të vendit

Shkruar nga Pamfleti

Berisha shpërthen pas miratimit të ligjit për barazinë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar menjëherë pas miratimit në Kuvend të projektligjit për barazinë gjinore, i cili kaloi me 77 vota pro.

Në një deklaratë për mediat jashtë Parlamentit, Berisha e ka cilësuar procesin si “të paligjshëm dhe formal”, duke akuzuar mazhorancën për mungesë debati dhe shkelje të rregullave parlamentare.

E vendosën pa debat, të tmerruar nga vota dhe qëndrimi i tyre. Faktikisht Parlamenti është thjesht formal, sepse nuk po respektohet asnjë nga rregullat bazë të tij”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi se ligji, sipas tij, “hap rrugën për instalimin e një ideologjie postmarksiste”, të cilën e cilësoi si “më të rrezikshmen e kohës moderne”.

Ishte një moment për të debatuar gjerësisht për lirinë, që po zëvendësohet me ideologjinë postmarksiste. Tani fjalën do ta kenë qytetarët shqiptarë. PD është absolutisht kundër çdo diskriminimi gjinor dhe ka votuar një nga ligjet më të mira në këtë fushë. Por ligji i sotëm përmbys rendin juridik të Shqipërisë, Kushtetutën, kodet dhe ligjet e tjera të vendit”, deklaroi Berisha.

Debati për ligjin e ri të barazisë gjinore ka përfshirë edhe figura të tjera politike e shoqërore, me një pjesë të opozitës që e kundërshton fort, duke e konsideruar “rrezik për vlerat tradicionale”, ndërsa mazhoranca e mbështet si një hap drejt standardeve europiane të të drejtave dhe përfaqësimit.

 

Lini një Përgjigje