TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Nëntor 2025, 11:35

Berisha tha se Gilmando Dani ishte badigardi i tij në fushatë, ministri e përgënjeshtron: Gënjeshtër, nuk e njoh!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha tha se Gilmando Dani ishte badigardi i tij në fushatë,
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj ministrit Blendi Gonxhe, duke thënë se Gilmando Dani, i vrarë pak ditë më parë në atentat, ka qenë truprojë dhe financues i tij. Në konferencën me gazetarët, Berisha u shpreh se Dani ishte një eksponent i njohur i bandës së Shullazit, i akuzuar për vrasje dhe akte kriminale, ndërsa lidhjet e tij me përfaqësues të qeverisë tregojnë, sipas ish-kryeministrit, një bashkëpunim të rrezikshëm mes politikës dhe krimit.

"Gilmando Dani ka qenë badigard dhe financues i ministrit kriminel Blendi Gonxhe.Se në qoftë se ti bashkëpunon me kriminelët, ti kryen një krim, sikundër edhe Hoxha.
Ai ka përdorur të gjithën bandën e tij, se në fakt Dani ishte eksponenti më kryesor i akuzuar për një seri vrasjesh dhe aktesh të tjera, i bandës famëkeqe të Shullazit.
Pra, siç e shihni, dy viktimat që u ekzekutuan në vendin më të sigurt, ishin lejtnantë të dy ministrave të kabinetit të shkuar.
Ndiqeni me interes, pas zgjedhjeve Shaljani shpërblehet me spaletat e oficerit të policisë në një nga vendet më delikate të shërbimeve të inteligjencës policore, të keqpërdorura tashmë në mënyrë të dokumentuara nga bandat dhe krimi në të gjitha aspektet.", tha Berisha.

Pas kësaj akuze, ka reaguar edhe ministri Gonxhe, i cili thotë se nuk e njeh personin që u vra në atentatin e Rinasit.

Ai thotë se Berisha gjithashtu se do të përballet në gjykatë me çdo akuzë publike që ka bërë.

“Fake News. Lajm i Rremë. Gënjeshtra. Sot Saliu llomoit se paskam patur “badigard” (truproje) dikë që as e njoh dhe as e kam parë ndonjëherë - dhe që emrin e këtij subjekti e mësoj si shumica e njerëzve nga kronika! ", ka shkruar ministri Gonxhja.

berisha tha se gilmando dani ishte badigardi i tij

Lini një Përgjigje