Politike17 Mars 2023, 21:15

A ka mbështetje kandidati i Metës dhe Berishës për Tiranën? Sondazhi: 31.5 për qind e qytetarëve nuk e njohin Belind Këlliçin

Shkruar nga Pamfleti

A ka mbështetje kandidati i Metës dhe Berishës për

Barometri në “Euronews Albania” ka pyetur qytetarët e Tiranës në lidhje me mendimin  tyre për Belind Këlliçin. Nga muaj shkurt numri i qytetarëve që kanë mendim shumë pozitiv për Këlliçin ka rënë nga 12.2% në 10.8%. Por në një muaj numri i qytetarëve që kanë mendim pozitiv për Këlliçin është shtuar nga 21.6% në Shkurt në 27% në Mars.

Po ashtu ka pasur një ulje ty numrit të qytetarëve që kanë mendim negativ për Belind Këlliçn nga 17% që ishte në Shkurt në 15.6% në muajin Mars.

Në këtë një muaj është ulur edhe numri i kryeqytetasve që kanë pasur mendim shumë negativ për Belind Këlliçin nga 14.4% që ishte në 11.9%.

Por një rritje ka pasur numri i atyre që nuk e njohin Këlliçin nga 27.4% që ishin në Shkurt në 31.5% në Mars.

Nëse shohim numrin e qytetarëve që kanë mendim pozitiv dhe shumë pozitivë për Belind Këlliçin në total nga muaj Shkurt që ishte 33.8% ka pasur një rritje duke shkuar në 37.8% në Mars.

Tek ata që kanë mendim pozitiv dhe shumë pozitivë për Belind Këlliçin 40.7% janë meshkuj dhe 34.9% janë femra.

Ndërsa tek ata që nuk e njohin Këlliçin 27.8% janë Burra dhe 35.2% janë gra.

Kur i klasifikojmë sipas grup moshave qytetarët që më së shumti nuk e njohin Belind Këlliçin janë mosha 25-34 vjeç, pasuar nga grup mosha 18-24 vjeç me 38.3%, grup mosha 65-75 vjeç me 31.4%, grup mosha 35-44 vjeç me 30.4%, grup mosha 55-64 vjeç me 23.8% dhe grup mosha 45-54 vjeç me 22.5%.

kellici tirana sondazhi