Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, ku tha se oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë shkuar në ambientet e Kryeministrisë.
Berisha u shpreh se këtë fakt e ka denoncuar edhe më herët, duke theksuar se oficerët e BKH janë paraqitur në godinën e Ramës për të sekuestruar dokumente që lidhen me veprimtari kriminale.
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e tij në Facebook, kreu i PD deklaroi gjithashtu se Rama i ka penguar oficerët e BKH dhe i ka detyruar të çarmatosen, pasi kishte frikë se mos e arrestonin.
““Rama i ka penguar, unë e kam denoncuar bllokimin që i bëri oficerëve të BKH për të konfiskuar dokumente krimi. Kur kanë shkuar herën tjetër, Rama ka kërkuar çarmatosjen e tyre. Ai vuan nga fobira. Ai ka menduar për shkak të atyre që ka bërë mund ta arrestonin dhe i ka deklaruar të lënë sic thotë ai patllaket, çka nuk ka ndodhur ndonjëherë”, u shpreh Berisha.
Në deklaratën e tij, Berisha u ndal edhe te çështja e tunelit të Llogarasë, duke pretenduar se kryeministri Rama është më i përfshirë në këtë aferë sesa zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Sipas tij, Rama ka vepruar në bashkëpunim me drejtuesin e ARRSH-së për çështjen e tenderit dhe po përpiqet të mbrojë veten.
"Nëse Lubi Balluku është bërë e qartë në tunelin e Llogarasë ka vepruar me kreun e ARRSH për tenderin, Rama është shumë më i lidhur në këtë aferë sesa Lubi Balluku. Rama e ka marrë Lubinë dhe e ka çuar në Ankara. Rama në fakt po mbron vetëm veten e tij”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje