
Pas zgjedhjes së Klodian Brahos si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një deklarate të dhënë në podcastin “Flaism”, ku vlerësoi kontributin e Altin Dumanit dhe dha mesazhe për të ardhmen e institucionit.
“SPAK-u zgjodhi drejtuesin e ri, i cili do të pasojë Altin Dumanin, kryeprokurorin që e ngriti institucionin në një nivel tjetër”, u shpreh Rama. Sipas tij, Dumanit i takon merita që e ktheu SPAK-un nga një ide ambicioze në një realitet konkret.
Kryeministri nënvizoi se sfida për drejtësinë mbetet e hapur, dhe se drejtuesi i ri duhet të mbajë të njëjtin standard. “Një drejtësi që nuk sheh majtas e djathtas, po vetëm përpara”, tha Rama, duke shtuar se modestia dhe vetëkritika janë thelbësore për të çuar SPAK-un në nivelin që kërkon reforma.
“SPAKU zgjodhi drejtuesin e ri, i cili do të pasojë Altin Dumanin, kryeprokurorin që e ngriti institucionin në një nivel tjetër. Duke e kthyer falë në radhë të parë forcës së shembullit të tij, në një fakt konkret, historik do të thosha pa ekzagjerim, atë që dukej një parullë e parealizueshme kur unë e përsërisja gjatë kohës së betejës për të kaluar reformën në drejtësi dhe më pas në rrugën e implementimit të saj. Një drejtësi që nuk sheh majtas e djathtas, po vetëm përpara. Si dhe mundësisht modestia e domosdoshme për të parë me sy vetëkritikë punën e deritanishme, mund ta çojnë SPAK-un në nivelin ku duhet të jetë tre vjet nga sot”, tha Rama.
Dote vijne dite te veshtira Pallosh..Thika nga usa.BEja dhe nga "Stacjoni i trenit"po.i afrohen Bunkerit.....Te ftojme miqesish te na vizitosh ne SPAÇ TE KEMI REZERVU DHOME KU DOTE QENDROSH GJATE..????