Duke marrë shkas nga ligjet e miratuara në fund të vitit që lamë pas për të deklasifikuar dosjet e Sigurimit, reporterja për Shqipërinë në KE kërkon që ky proces të përshpejtohet.
Nis të ngushtohet rrethi për spiunin Ilir Metaj. Ndonëse disa muaj më parë dolën në pah fakte se ish-presidenti ka qenë spiuni i ish-sigurimit të Shtetit, duket sikur është harruar. Mirëpo duket se Meta ka marrë një goditje nga Brukseli.
“Pamfleti” ka siguruar një rezolutë të hartuar nga reporterja për vendin tonë në Komisionin Europian, Isabel Santos. Aty ngrihen shqetësime për shumë çështje, nga amnistia fiskale, korrupsioni, reformë në drejtësi, etj. Por këtë herë është futur një pikë që ka të bëjë me deklasfikimin e dosjeve të Komunizmit. Duke marrë shkas nga ligjet e miratuara në fund të vitit që lamë pas për të deklasifikuar dosjet e Sigurimit, Santos kërkon që ky proces të përshpejtohet.
“Komisioni për Punët e Jashtme rikujton nevojën për të përfunduar procesin e deklasifikimit të dosjeve të kohës së komunizmit dhe duke i bërë ato të askesueshme për studiuesit dhe publikun e gjerë me qëllim të avancimit të drejtësisë dhe pajtimit”, thuhet në rezolutën që mban datën 7 mars 2023.
Ligji i miratuar me dakordësi nga të dyja palët, mundëson hapjen e dosjeve për të gjithë, por ai që preket i pari është Ilir Meta. Ai dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit, pasi ka spiunuar një shok të tijin në fakultet, i cili donte të arratisjen jashtë vendit.
Pra duket se fati i Metës është në fije të perit, pasi teksa BE kërkon të hapen dosjet, Autoriteti i Dosjeve këtë muaj ka premtuar se do të zbardhë sekret për aktivitet e errëta të Metë. Gentiana Sula pak ditë më parë tha se të mërkurën aktet do jenë gati dhe do nisë deklasifikimi. Pra duket se kjo pranverë nuk do jetë aq e qetë për ish-presidentin. /Pamfleti