Dosja e zezë 9 Mars 2023, 12:50

Për pasuritë e Ilir Metës, hetoni Fatimen e Monikës, Besin e Xhensilës, Gimçen e Bllokut, Luçin e ilaçeve, Rremën e mermerit, Nuriun e Saukut ...

Shkruar nga Pamfleti
Për pasuritë e Ilir Metës, hetoni Fatimen e Monikës, Besin
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

A do ta hetojë SPAK pasurinë prej sheiku të Ilir Metës?

U tha se ish-ministrit Arben Ahmetaj, për shkak të skedimit te dosja e inceneratorëve, po i gjurmohen pasuritë që dyshohet se i ka fshehur te ish-bashkëshortja e te bashkëjetuesja aktuale.

Por po veprohet ndryshe me Ilir Metën, të cilit, paçka se i ka nisur hetimi si “koka” e aferës së rëndë financiare CEZ-DIA miliona Euro vjedhur shtetit, SPAK nuk po i kalon në filtër ligjshmërie pasuritë e deklaruara dhe të fshehura me skemë tjetërsimi.

As pasuritë që ka deklaruar Monika Kryemadhi, për të cilat, Iliri thotë se janë të Monikës; por as transaksionet e llogaritë bankare të 3 fëmijëve dhe tjetërsimet e tokave, trojeve, vilave e pallateve me Dodë Doçin e “Lura -Lalz” e të tjerë.

Atë proces verifikimi, që në 20 vite nuk e ka bërë dhe nuk po e bën Inspektoriati i Pasurive dhe as Anti-krimi ekonomik, ka detyrim të bëjë SPAK, sidomos tani që shtetasi Ilir Metaj pa asnjë imunitet, po hetohet për aferën CEZ-DIA dhe ka 3 kallëzime të tjera penale për pastrim parash.

Nëse SPAK, ka leje të zbulojë pasuritë e fshehura të Ilir Metës në Shqipëri e jashtë saj, të gjurmojë dhe hetojë pasuritë e milionat që i ka tjetërsuar 23 vitet e fundit, vjehrra e tij Fatime Kryemadhi, ish-shitëse qepësh që rezulton bose tokash e trojesh në Tiranë- Durrës- Vlorë-Sarandë.

SPAK të verifikojë, gjurmojë dhe hetojë pasuritë e kunatit Drini Kryemadhi, i cili rezulton posedues e transferues i shumë pasurive e miliarda lekëve edhe jashtë Shqipërisë, me vlerë qindra herë më shumë se të ardhurat e tij e të gruas me pagë shteti.

SPAK të hetojë pasuritë e llogaritë bankare që ka në gjendje aktuale dhe ka transferuar e tjetërsuar edhe në Maqedoni e Kosovë, shtetasi Nuri Peti, vjehrri i Drini Kryemadhit, i cili me 2 firma fantazma, rezulton biznesmen ndërtimi dhe bos i madh tokash e trojesh në Sauk, Farkë, Tiranë e Durrës.

Për pasuritë e fshehura të Ilir Metës, SPAK të hetojë aktorin komik Bes Kallaku dhe gruan e tij, për të cilët ka indicie e madje dhe deklarime konfidenciale të tyre mes miqsh, se pasuritë që kanë, mes tyre vila, apartamente e restorante luksoze janë të Ilir Metës e Monika kryemadhit.

Të hetojë pasuritë e Muharrem Berishës, të cilin Ilir Metaj e ka përdorur si maskë te bizneset e mermerit dhe të shumë pasurive të paluajtshmne e miliardave të fshehura e qarkulluara prej tij edhe në Angli, Greqi, Turqi e Maqedoni; mes tyre godina e zyrave të LSI në ish-Bllok, 3 pallate në “Don Bosko” dhe 5 apartamente nga 120-130 m2 te Kodra e Diellit.

SPAK të hetojë pasuritë e Gimçes së 700 mijëshes te video-blloku “Meta-Prifti”, të cilin pas skandalit, Ilir Metaj e emëroi drejtor te Ministria e Shëndetësisë gjatë pushtetit PD- LSI, ndërsa në pushtetin PS- LSI e emëroi Kryetar të Agro- Biznesit të Shqipërisë te Ministria e Bujqësisë ku janë fondet e fermerëve, në vartësinë e Edmond Panaritit.

Duke qenë se  Ilir Metaj, ka shumë baza të sigurta ku ka fshehur pasuritë e miliardat, SPAK të hetojë Majlind Lazimin, djalin e hallës së Monikës, ish-Drejtor i Postës e krye- negociator i Ministrisë së Energjisë për TAP e CEZ-DIA, i caktuar nga Ilir Metaj gjatë pushtetit PD-LSI.

Në listën e hetimit, si të përfolur për fshehje të pasurive të Ilir Metës, është edhe Rasim Hamzaraj, i njohur si Luçi i kompanisë së ilaçeve “Mega Pharma”, djalë daje i Petrit Vasilit, por dhe Elona Gurin e dy ish-ministrat Panariti- Haxhinasto.

Për të qenë me “këmbë të mbarë”, SPAK ta fillojë hetimin nga studimet, jeta luksoze dhe burimet financiare për 3 vilat e 3 fëmijëve të çiftit Metaj- Kryemadhi në Angli./Pamfleti

pasuritë e ilir metës hetimi spak