Dashnor Sula, ish-deputet i Partisë Demokratike, ka marrë zyrtarisht detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, pak ditë pas emërimit në këtë post.
Gjatë fjalës së tij të parë pas marrjes së detyrës, Sula e cilësoi këtë moment si të veçantë dhe një sfidë personale e profesionale. Ai vlerësoi punën e paraardhësit të tij, Shkëlqim Hajdari, si edhe kontributin e stafit ndër vite, duke garantuar angazhim maksimal në ushtrimin e funksionit të ri.
“Çdo person që kryen një funksion ka një detyrë për të përmbushur në bazë të ligjit dhe do të jetë në raport të drejtpërdrejtë me mua”, u shpreh Sula, duke theksuar korrektësinë dhe bashkëpunimin institucional si parime themelore të drejtimit të tij.
Kryeinspektori i Përgjithshëm theksoi se bashkëpunimi me qeverinë do të zhvillohet në kushte maksimale, duke shtuar se pavarësisht përballjeve politike në të shkuarën, marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama dhe anëtarë të kabinetit qeveritar nuk kanë qenë armiqësore.
“Edhe pse me kryeministrin Rama dhe me ministren kemi qenë përballë njëri-tjetrit në politikë, kurrë nuk e kemi parë njëri-tjetrin si armiq, por si njerëz që synojnë të çojnë diçka përpara për Shqipërinë”, deklaroi ai.
Sula theksoi se do të jetë i angazhuar pa kufizime orari në ushtrimin e detyrës, duke garantuar gatishmëri të plotë për çdo problematikë apo informacion që kërkon ndërhyrje institucionale. Ai e cilësoi postin jo si privilegj, por si një përgjegjësi të madhe.
“Për mua kjo detyrë është një sfidë dhe një ‘dorashkë e hedhur’ për të përmbushur këtë mision”, përfundoi ish-deputeti i Partisë Demokratike.
Bythlepires i rradhes kellire pa dinjitet
Dash Sula do ta keshilloje Ramen se si te nxjerri jashte funksioneve SPAK-un. Keta jane me te rrezikeshmit. Per poste heqin pantallonat, breket dhe hapin me zor edhe vrimen.....