TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Shkurt 2026, 14:13

Protesta kundër resortit të Bashkim Ulajt, Berisha: Mbështesim qytetarët, PD kundër rrëmbimit të pronës private

Shkruar nga Pamfleti
Protesta kundër resortit të Bashkim Ulajt, Berisha: Mbështesim
Sali Berisha

Banorë të Velipojës, që pretendojnë pronësinë mbi tokat në Baks-Rrjoll, atje ku Qeveria i ka dhënë Bashkim Ulajt të drejtën për të ndërtuar një resort, protestuan para Prokurorisë së Shkodrës.

Ata depozituan një kërkesë zyrtare për dhënien e një zgjidhjeje të shpejtë ligjore, mbi vërtetësinë e dokumenteve që disponojnë për pronësinë e tokës, ku kanë nisur punimet për ndërtimin e një resorti turistik.

Banorët thonë se dokumentacioni që ata zotërojnë provon pronësinë e ligjshme të tokës dhe kërkojnë nga organet e drejtësisë që çështja të trajtohet me prioritet, duke shmangur zvarritjen e mëtejshme të procesit.

Ndërkohë, kreu demokrat Sali Berisha, nga selia e PD-së u shpreh se deputetët demokratë po e ndjekin çështjen.

“Nuk pranojmë asnjë rrëmbim prone private”, tha Berisha. Në vijim kreu demokrat u shpreh se ne mbështesim protestën pa diskutim, kur problemet janë gjithçka bazuar mbi dokumenete të sakta, zyrtare, të vërteta.

“Çka unë nuk i diskutoj. Apriori nuk hedh poshtë asnjë pretendim të atyre protestuesve, ndaj dhe ne po shohim, po e ndjekim.

A duhet bazohet mbi dokumente, duhet. Sepse nuk kam asnjë lloj dijenie, është blerë, nuk është blerë. Po ne po e ndjekim këtë zhvillim.

Por ne jemi kategorikisht kundër prekjes qoftë edhe të një metër katrorë tokë të pronarëve privatë.

Ky qëndrim është i palëkundur i yni”, tha Berisha.

Ka rreth 1 javë që banorë të fshatit Rrjoll në Shkodër, po protestojnë me pretendimin se në tokat e tyre po ndërtohet një resort nga një sipërmarrës dhe për këtë qeveria shqiptare ka dhënë edhe leje. Një nga protestuesit ka bërë një pyetje publike; si është e mundur që PD na thërret të protestojmë në Tiranë, ndërkohë që PD nuk është krah nesh.

Sali Berisha: Së pari në mbështesim absolutisht çdo protestë të drejtë.

Së dyti, ne kërkojmë dhe insistojmë respektin e plotë të të drejtave të pronësisë dhe të drejtave të tjera të qytetarëve.

I them atij qytetari që nuk është e vërtetë që PD nuk është interesuar. Ai mund të mos e dijë, e kjo është normale. Por deputetët të PD-së kanë qenë aty dhe janë marrë me problemin dhe merren.

Natyrisht ne mbështesim protestën pa diskutim, kur problemet janë gjithçka bazuar mbi dokumenete të sakta, zyrtare, të vërteta. Çka unë nuk i diskutoj. Apriori nuk hedh poshtë asnjë pretendim të atyre protestuesve, ndaj dhe ne po shohim, po e ndjekim.

A duhet bazohet mbi dokumente, duhet. Sepse nuk kam asnjë lloj dijenie, është blerë, nuk është blerë. Po ne po e ndjekim këtë zhvillim.

Por ne jemi kategorikisht kundër prekjes qoftë edhe të një metër katrorë tokë të pronarëve privatë.

Ky qëndrim është i palëkundur i yni.

Nëqoftëse parashikohen, është detyrë e sipërmarrësit të zgjidhë me kushte tregtare problemet që ka me banorët. Ne nuk kemi asnjë lloj lëvizje, hezitimi. Nuk pranojmë që të tjerëve tu mirret, konfiskohet toka e tyre.

berisha protesta ulaj

Lini një Përgjigje