Kreu demokrat, Sali Berisha, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës së thirrur nga opozita pasditen e 10 shkurtit, në atë që e konsideroi si kryengritje paqësore kundër Edi Ramës.
Berisha tha se Edi Rama ka shkelmuar interesat e çdo shqiptari, ndërsa e akuzoi se po shkelmon edhe ëndrrën europiane të tyre.
“I siguroj partnerët tanë që ne kemi qëllim më kryesor integrimin e bazuar në meritë dhe jo në suksese imagjinare.
Këtë ne nuk e kërkojmë, nuk e bëjmë. Shqipëria sot është një vend i dhunimit masiv të ët drejtave të njeriut. Njeriu që lëvizte me hekura nëpër ekrane, ankohet sot se janë mbushur burgjet.
Po kush i mbushi burgjet? Burgjet i mbushi politika terrorizuese, burgjet i mbushe ti që i le shqiptarët pa të drejtën e procesit gjyqësor.
Dhe tani kërkon të fajësojë askërkënd. Në këtë udhëtim, ai do të shkelmojë në Bruksel interesat e çdo shqiptari.
Në këtë udhëtim, ai do të mbrojë vjedhjet e veta dhe të Lubi Ballukut dhe sojit e sorollopit të tij.
Ndaj dhe nesër është dita e qytetarëve. Ndaj dhe ftoj qytetarët nga mbarë Shqipëria, ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës në kryengritjen paqësore, t’i faktojmë kombit, Europës dhe botës se ne nuk mposhtemi kurrë nga një grusht hajdutësh që nuk kanë interesa të tjera përveç interesave të pasurimit të tyre”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje