
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot kërkesën-padi të Partisë Demokratike, e cila kishte kundërshtuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) për lejimin e numërimit të votave të diasporës nga Greqia.
PD e konsideronte këtë proces të paligjshëm dhe me shkelje të procedurave të parashikuara nga Kodi Zgjedhor, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të KAS dhe mosnumërimin e votave të ardhura nga emigrantët në Greqi.
Megjithatë, Kolegji ka vendosur të mos e pranojë padinë e demokratëve, duke i hapur rrugë përfshirjes së këtyre votave në rezultatin përfundimtar në disa qarqe. Kjo mund të ndikojë direkt në përbërjen përfundimtare të Parlamentit, sidomos në zona ku rezultati është i ngushtë.
Lini një Përgjigje