TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Maj 2023, 21:53

"Dënoj manipulimin e serbëve në veri", Berisha: Kosova të shmangë tensionet e të bashkëpunojë me ndërkombëtarët

Shkruar nga Pamfleti
"Dënoj manipulimin e serbëve në veri", Berisha: Kosova
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës, teksa deklaron se fillimi i detyrave të kryetarëve të komunave të rinj ka sjellë reagimin e Vuçiçit dhe rritjen e tensioneve lokale.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Berisha ka dënuar manipulimin e Beogradit me serbët në veri të Kosovës, teksa mbështet të drejtën e autoriteteve të Prishtinës për të vendosur ligjin në vendin e tyre.

Ish-kryeministri gjithashtu u ka bërë thirrje autoriteteve të shmangin rritjen e tensioneve dhe në bashkëpunim më KFOR-in, NATO-n, BE dhe SHBA, të ndërmarrin hapat e duhur për rivendosjen e dialogut dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Tensione të forta në Veri të Kosovës. Të dashur miq, fillimi detyrës të kryekomunarëve të rinj në komunat e Veriut të Kosovës solli reagimin nga serbomadhi Vuçiç, manipulimin e grupeve serbe në këto komuna dhe rritjen e fortë të tensioneve lokale.

Duke dënuar manipulimin e pandërprerë të Beogradit me serbët në veri të Kosovës dhe duke mbështetur të drejtën e autoriteteve të Kosovës për të vendosur ligjin në të gjithë territorin e vendit të tyre, ju bëj thirrje këtyre autoriteteve të shmangin rritjen e tensioneve dhe në bashkëpunim dhe bashkërendim me KFOR-in dhe partnerët kryesor NATO-n, Bashkimin Europian dhe SHBA, të ndërmarrin  hapat e duhura për çtensionimin e situatës, rivendosjen e dialogut dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, si interesi më i mirë i Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, paqes dhe stabilitetit në rajon.”, shkruan Berisha.

 

berisha kosova nderkombetare bashkepunim

Lini një Përgjigje