TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Maj 2023, 19:54

Situata në Veri, reagon Nikolla: Tensionet nuk i shërbejnë normalizimit të marrëdhënieve, vazhdoni dialogun

Shkruar nga Pamfleti

Situata në Veri, reagon Nikolla: Tensionet nuk i shërbejnë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka reaguar në lidhje me tensionet në veri të Kosovës.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Nikolla shkruan se tensionimi nuk i shërben avancimit të procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Më tej, ajo thekson se Kosova dhe Serbia me mbështetjen e SHBA dhe BE duhet të vazhdojnë dialogun, pasi kjo sipas saj është e vetmja mënyrë për zhvillimin e deomkracisë dhe bashkëpunimit në rajon.

“Tensionimi i situatës në Veri të Kosovës nuk i shërben avancimit të procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Kosova dhe Serbia, me mbështetjen e miqve e partnerëve tanë strategjikë, ShBA dhe BE, kanë hyrë në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe duhet të vazhdojnë këtë dialog. Kjo është e vetmja rrugë drejt njohjes së ndërsjellët, zhvillimit, demokracisë, paqes e bashkëpunimit në rajon.”, shkruan Nikolla.

nikolla kosova serbia dialogu

Lini një Përgjigje