
Ndonëse në muajin gusht Parlamentit i ishte vënë dryni, 28 deputetë kanë përfituar dieta të majme...
Të qenit deputet është kthyer në një “profesion” shumë fitimprurës. Jo se nuk ka qenë, por tani mjafton të marrësh vetëm rrogën dhe benefitet dhe jeton në luks. Me reformën e pagave deputetët marrin nga 3 mijë euro në muaj, por duket se këto nuk u mjaftojnë. Ata nuk e fusin dorën në xhep për asgjë.
Kuvendi ka publikuar listën e benefiteve që kanë përfituar deputetët për muajin gusht dhe ajo që bie në sy është se ka pasur bum dietash. Edhe pse jemi në një muaj që deputetët ishin me pushime dhe Kuvendi ishte mbyllur, plot 28 deputetë kanë përfituar shuma të mëdha parash për shkak të dietave.
Dietat nisin nga 74,460 lekë deri në 148,920 lekë. Bëhet fjalë për një grup deputetësh si të mazhorancës ashtu dhe të opozitës. Sipas informacioneve, deputetët kanë kryer vizita zyrtare në formë delegacionesh jashtë dhe të ngrënë, të pirë dhe hotelet i ka paguar populli me takste veta. Ndërkohë që bëhet fjalë për muajin gusht, kur deputetët nuk kanë menduar për popullin, por kanë qenë duke zgjedhur resorte dhe hotelet për të pushuar.
Skandali tjetër është se po në muajin gusht, të gjithë deputetët kanë përfituar rimbursim për telefonat. Jemi sërish në muaji pushimi dhe nuk beson kush e kanë qenë duke folur për hallet e popullit. Ndërsa ata që i kanë vënë kapak janë Arkend Balla dhe Bledar Çuçi që kanë marrë rimbursime nafte. Ndonëse ligji e shpreh qartë se rimbursimi ndodh kur ata udhëtojnë në zonat lokale dhe kanë takime me qytetarët.
Sipas shoferëve, në total për muajin gusht, deputetët vetëm benefite kanë përfituar 5,863,203 lekë të reja.
Deputetët që kanë marrë dieta në gusht
1. Kreshnik Çollaku, 74,460 lekë
2. Zheni Gjergji, 148,920 lekë
3. Isuf Çelaj, 74,460 lekë
4. Lindita Metaliaj, 148,920 lekë
5. Andia Ulliri, 148,920 lekë
6. Bledjon Nallbati, 124,100 lekë
7. Flutura Açka, 78,183 lekë
8. Lefter Geshtenja, 74,460 lekë
9. Ilda Dhori, 148,920 lekë
10. Flamur Hoxha, 74,460 lekë
11. Ervin Saliani, 74,460 lekë
12. Dhurata Tyli, 74,460 lekë
13. Jorida Tabaku, 78,183 lekë
14. Kastriot Pirolli, 148,920 lekë
15. Xhelal Mziu, 74,460 lekë
16. Merita Bakiu, 148,920 lekë
17. Seladin Jakupllari, 62,050 lekë
18. Arbi Agalliu, 111,690 lekë
19. Orjola Pampuri, 74,460 lekë
20. Kasëm Mahmutaj, 86,870 lekë
21. Saimir Korreshi, 148,920 lekë
22. Eralda Bano, 148,920 lekë
23. Greta Bardeli, 148,920 lekë
24. Ferdinant Xhaferaj, 74,460 lekë
25. Denis Deliu, 148,920 lekë
26. Asllan Dogjani, 74,460 lekë
27. Qani Xhafa, 148,920 lekë
28. Lodovik Hasani, 74,460 lekë
/Pamfleti
Lini një Përgjigje