TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Prill 2023, 20:46

“Dezertimi” i kandidatëve, Alibeaj godet Berishën: Shkak presionet nga “Rithemelimi”

Shkruar nga Pamfleti

“Dezertimi” i kandidatëve, Alibeaj godet Berishën: Shkak

Kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj është shprehur se largimi i disa prej kandidatëve të tij për kryetarë bashkie dhe këshillat bashkiakë para zgjedhjeve të 14 majit, kanë ardhur si shkak i presionit të madh. Sipas tij ky presion po bëhet nga pjesa tjetër e PD, ajo e rithemelimit.

I ftuar në emisionin  “Frontline” në “News24”, Alibeaj tha se kandidatët që kanë zgjedhur të marrin përsipër të përfaqësojnë PD në këto zgjedhje, ndodhen përballë një sfide të vështirë.

Kjo kohë është kohë sakrificash. Unë nuk pretendoj që siç unë e mendoj ta mendojnë dhe të tjerët. Unë bëj përpjekjen time dhe kam vendosmërinë maksimale ta çoj deri në fund. I falënderoj të gjithë ata që në një kohë të vështirë morën përsipër kandidimin, por disa prej tyre bënë zgjedhje. Duhet t’i shihni dhe shpjegimet që kanë dhënë. E kanë të mirën, e kanë moralin brenda. Ata janë udhëhequr nga më e mira ndaj qytetarëve. E keqja më e madhe është regjimi që i janë bashkëngjitur dhe shushunjat e vjetra politike. Jemi në një demokraci, në vend të lirë, ku njerëzit janë të lirë të zgjedhin. Askush nuk ka qenë i detyruar të marrë përsipër këtë sfidë. Kanë respektin tim maksimal për çfarë kanë bërë. Kanë presion. Presioni është të shohësh të ngjashmit e tu, ata me të cilët ke bërë beteja, sot në mënyrë të paimagjinueshme tytat e bataresë nuk i kanë drejtuar ndaj kundërshtarit të madh të shqiptarëve, por ndaj nesh”, deklaroi Alibeaj.

alibeaj dezertimi kandidatëve

Lini një Përgjigje