
Enkelejd Alibeaj i ka treguar derën Sali Berishës. Në një intervistë, kreu në detyrë i PD ka paralajmëruar se pas 14 majit, pavarësisht se si do të jetë rezultati, PD do të hapë zgjedhjet për të emëruar kryetarin e ri. Sipas tij, zgjedhjet do të jenë një anëtar një votë në të gjithë territorin. Alibeaj e bëri të qartë se Berisha nuk bëhet dot pjesë e garës, pasi “non grata” do jenë të përjashtuar.
"Ka një vendim të 18 dhjetorit, të Kuvendit të PD e cila u distancua nga njerëzit që kanë marrëdhënie të komplikuar me SHBA dhe BE dhe Mbretërinë e Bashkuar. Berisha nuk është më pjesë e PD. Ka gjetur folenë e tij. Le të vegjetojë atje. Pas 14 majit, demokratët do kthehen te shtëpia e tyre”, tha ai në një intervistë.
Pra duket se pas zgjedhjeve do të nisë një kurs i ri përplasjesh në PD. Alibeaj mori vulën dhe tani i takon e drejta të mbajë zgjedhje. Mbetet të shihet nëse ai do të kandidojë për të marrë postin e kryetarit.
Lini një Përgjigje