Politike24 Shkurt 2023, 13:58

“CEZ-DIA një nga aferat më të mëdha”, Ngjela: Meta e ka pisk punën, do ngrejë siparin e të arrestuarve

Shkruar nga Pamfleti

“CEZ-DIA një nga aferat më të mëdha”, Ngjela:

Avokati i njohur, Spartak Ngjela komentoi situatën politike në vend, ndërkohë që e ndali theksin tek situata brenda Partisë Demokratike dhe marrja në pyetje nga SPAK e ish-presidentit Ilir Meta për çështjen “CEZ-DIA”.

Teksa ishte i ftuar në një studio televizive avokat Ngjela theksoi se SPAK ka prekur folenë e grerëzave të politikës dhe se sipas tij, tani po hetohet korrupsioni galopant i 30-viteve, referuar dëshmisë së Metës përpara prokurorëve specialë. Madje zoti Ngjela u shpreh se ish-presidenti Meta rrezikon të ndiqet penalisht për këtë çështje. “Unë thashë që brenda shkurtit do jetë në  SPAK dhe ja e thirri SPAKU. Ia kanë  njoftuar akuzën apo nuk ja kanë  njoftuar ajo pastaj është tjetër gjë, e kanë  thirrur për të bërë deklaratën e tij për atë që do t’i vij akuza. U provua që ishte CEZ DIA dhe ajo e rëndon, pastaj se çfarë do bëjë  SPAK nuk e di, por në se SPAK e çon deri në fund hap derën për të tjerët. “CEZ-DIA” një nga aferat më të mëdha në këtë vend. Është një nga të rëndësishmet që është involvuar qeveria e asaj kohe”, deklaroi ai. Më tej avokat Ngjela u shpreh se Meta foli si i pandehur dhe shihej i frikësuar kur doli nga SPAK dy ditë më parë. “Nuk kishte qartësi, domethënë ishte nënë akuzë  ndihej si i pandehur dhe nuk dinte të mbrohej. Një i pandehur pa një avokatë dhe thoshte se nuk kam parë gjë dhe nuk di gjë. Ai nuk e tha aq hapur, por indirekt e tha sepse nuk ka avokati. Unë thash se ardhja e Dumanit do sjell ndryshim dhe ja u thirr edhe Meta”, u shpreh ai.

Akuzat e Berishës ndaj Metës për “CEZ-DIA”

Ndërkohë i pyetur për çështjen “CEZ-DIA” që ishte vetë Berisha që e ka akuzuar Metën vite më parë, avokat Spartak Ngjela u shpreh se ish-presidentin dhe ish-kryeministrin kanë të njëjtin interes. “I bashkon halli tani. Edhe ky është grupi që i bashkon mundësia e akuzës, nuk kanë mbrojtje  as njëri as tjetri . por i bashkojnë interesa të përbashkëta, janë të dy të akuzuar por opozita e sotme mbrohet nga Moska edhe deri diku nga Beogradi, nëse je kundra Amerikës je me Moskës edhe nëse s’do ti të kap vetë Moska. Edhe Enver Hoxha kur goditi Moskën thoshte rroftë Bashkimi Sovjetik, kurse këtu vazhdonte loja kundër tyre. Këta lloj politikanësh ka vendi ynë, politika shterp e Enver Hoxhës  nuk ka ikur nga Shqipëria ende, por unë këtë e di sepse sapo bëjnë këta revoltën i vetmi shtyp në botë që i mbështet është shtypi rus. Pastaj kjo është politika nëse je kundër njërit je me kundërshtarin e tjetrit. Shqiptarët nuk i pranojnë dot sepse e kanë kuptuar”, tha ai.

SHBA, makth i të korruptuarve

Po ashtu, i ndalur tek akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha në adresë të ambsadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, avokat Spartak Ngjela u shpreh se ato bëhen, për shkak se SHBA-të janë makth për të korruptuarit, njëri prej të cilëve është kreu i “Foltores” i shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. “Nuk jam kundër Bashkimit Sovjetik tha Hoxha, por jam kundër Rushovit që po tradhton Bashkimin Sovjektik, ai thoshte ca të donte dhe gënjente si të donte se nuk hynte njeri këtu, kurse me këta tallen tjerët. Edhe këta këtë thonë jemi me Amerikën, por jemi kundër Yuri Kim që është përfaqësuese direkte e presidentit amerikan. Sepse edhe ai kishte frikë nga Bashkimi Sovjetik dhe këta kanë frikë nga Amerika”, shtoi ai. /SOT

 

ngjela meta cez-dia