Politike24 Shkurt 2023, 16:07

“Luftë” e egër mes socialistëve, Balla godet Ahmetajn pas sulmeve ndaj Ramës: PS nuk do jetë zyrë avokatie për asnjë

Shkruar nga Pamfleti

“Luftë” e egër mes socialistëve, Balla godet Ahmetajn

Nis të turbullohet uji brenda Partisë Socialiste. Ndonëse vëmendja deri tani ishte përqendruar te PD, duket se dhe në kampin e majtë gjërat nuk janë aspak të qeta.

Dje Arben Ahmetaj i shpalli luftë të hapur Ramës. Ky i fundit deklaroi pak ditë më parë se nuk e ndihmon dot dhe duhe të gjejë avokat nëse i ka futur duart te afera e inceneratorëve. Ahmetaj dje ju përgjigj ashpër, duke deklaruar se Rama më mirë të merrte me drejtimin e qeverisë dhe të mos bëjë gjykatësin.

Sot mbi deklarata e Ahmetajt ka reaguar Taulant Balla, i cili sërish ka shigjetuar ish-zv/kryeministrin duke deklaruar se PS nuk do bëhet mburojë për askënd.

Unë nuk e di kontekstin në të cilën e ka thënë zoti Ahmetaj, pasi nuk e kam ndjekur. Edi Rama dhe PS që në fillim kanë mbajtur një qëndrim që është tejet i qartë, PS nuk është zyrë avokatie për askënd. Kjo është publike dhe me fakte. Ju e mbani mend dallimin mes PS-së dhe kundërshtarit tonë. Sa herë që ngrihej një akuzë ndaj një deputeti apo kryebashkiaku të PD-së, Partia Demokratike bënte gavetën dhe i çonte ushqimin, rasti i Xhelal Mziut, po se mbani mend”, tha Balla.

balla ahmetaj rama inceneratore