
Kreu i partisë së lirisë Ilir Meta e justifikon humbjen në zgjedhje një operacion kriminal shtetëror nga Edi Rama.
Ai ia faturoi përgjegjësinë për humbjen e opozitës në këto zgjedhje vetëm kryeministrit Edi Rama dhe jo emrit të tij dhe të Sali Berishës në koalicionin “Bashkë fitojmë”.
Meta, (partia e tij e cila shquhet për blerje votash) thotë se drejtorë dhe administratorë janë parë në qendrat e votimit me çanta të zeza me para dhe armë.
“Ky është rezultat i një operacioni kriminal të mirëstrukturuar në të gjitha planet dhe janë të ndërgjegjshëm të gjithë shqiptarët pavarësisht si kanë votuar. Operacioni ka nisur që me vendimin e Ramës për të mos regjistruar PD-në në gjykatë dhe kontrollin ndaj gjyqësorit dhe lojën me vulën deri sa të përfundonte procesi i regjistrimit dhe pasojat e tjera të procesit anormal që ka ndodhur në vendin tonë gjatë këtyre 32 viteve i orkestruar nga Rama e institucionet që duhet të drejtojnë zgjedhjet dhe bandat e administratën. Të gjithë i keni parë drejtorët e administratorë. Janë sjellje kriminale pranë qendrave të votimit i kanë parë shqiptarët nga 30-40 veta me çanta të zeza ca me leke, ca me armë. Thërritej policia e cila nuk vinte se u shkri në një”.
Meta tha se 14 maji i dha fund monizmit absolut, për shkak të përfaqësimit të këshilltarëve bashkiakë të opozitës.
Lini një Përgjigje