TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Qershor 2023, 19:40

4 puthjet e guximshme të Ramës përballë mediave botërore

Shkruar nga Pamfleti
4 puthjet e guximshme të Ramës përballë mediave
Edi Rama

Nuk janë të pakta rastet kur kryeministri Edi Rama ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja kur bëhet pjesë e samiteve dhe eventeve ndërkombëtare.

Në fokus të tyre Rama shpesh ka qenë për gjestet e pazakonta që nuk i rrinë përshtat kostumit të një zyrtari të lartë.

Ashtu si edhe herë të tjera edhe sot Rama, tjetra ka guxuar me përshëndetet e tij me liderët e vendeve të tjera. Këtë herë Rama guxoi pak më shumë.

Në samitin që po mbahet në Itali, Rama ka puthur një prej liderëve të G7, pikërisht kryeministren italiane Giorgia Meloni.

4 puthjet e guximshme të Ramës përballë mediave

Një video e publikuar në rrjetet sociale, tregon se si Rama puth në faqe Giorgia Meloni gjatë takimit në Moldavi, mirëpo duket se puthja i erdhi shumë papritur kryeministres italiane.

Kujtojmë ndërkohë se në samitin që po mbahet në Moldavi, vijojnë negociatat e ndërkombëtarëve për të çtensionuar situatën në veri të Kosovës.

17 maj 2023, Rama puth në ballë kryeministrin e Luksemburgut

4 puthjet e guximshme të Ramës përballë mediave

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Rekjavik të Islandës, ku mori pjesë në samitin e Këshillit të Evropës.

Ai është takuar me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.Në takimin me Bettel, Rama nuk kursehet dhe i jep një puthje në ballë.

12 qershor 2019, Ramës i kthehen puthjet

4 puthjet e guximshme të Ramës përballë mediave

Presidenti i KE-së është i njohur jo vetëm për shkak të postit të tij por edhe për shkak të gafave që bën nëpër takime dhe evente zyrtare.

Kështu edhe gjatë takimit në 2019 me kryeministrin Edi Rama në Bruksel.

Ndërsa po thoshte se zgjedhjet janë vendosur për në qershor dhe duhet të mbahen po atë muaj, Juncker tha në prill.

Në fund të konferencës së përbashkët për mediat, në vend të shtrëngonin duart, Juncker i është afruar Ramës për ta puthur.

27 gusht 2017

4 puthjet e guximshme të Ramës përballë mediave

Rama “puth e nduk” kryeministren serbe, por jo kryeministrin e Kosovës asokohe, Isa Mustafa

Rama i puth dorënVon der Leyen

4 puthjet e guximshme të Ramës përballë mediave

Në dhjetorin e vitit të kaluar në Tiranë u mbajt samiti historik ku morën pjesë 27 liderë europianë dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të unionit.

Në një prej momenteve që ra në sy ishte teksa ai pret presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe i puth dorën.

 

puthjet e guximshme rama

Lini një Përgjigje