
Ish deputeti Azgan Halkaj duke analizuar ngjarjet e fundit politike në vend, tha se ish kryeministri Sali Berisha po tenton që të afrojë Tabakun dhe Bardhin, për shkak se nuk merr dot siglën dhe vulën e PD.
Në një intervistë për “Report Tv”, ai theksoi se kjo lëvizje e Berishës vjen pasi doli në terren Lulzim Basha, i cili është rikthyer në politikën aktive dhe mund të garojë sërish për postin e kreut të PD.
“Duke qenë se nuk merr dot vulën e siglën, tenton të bëjë bashkim me dekonsiprim. Ai zbuloi planin që ka në mendjen e tij pasi i trazoi ujërat në daljen në terrenin politik të Lulzim Bashës, i cili mori përgjegjësitë që ia ngarkon momenti e koha për ringritjen e PD dhe për të krijuar një të djathtë modern shqiptare. Berisha përmes Edit Harxhit tha më sillni vulën. Ai përshkroi Gaz Bardhin e Jorida Tabakun sepse tha që kanë bashkëpunuar e mbështetur kandidatët e primareve në zgjedhjet lokale”, tha Azgan Haklaj.