TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Nëntor 2025, 12:46

"Do ndihesha i kënaqur pa kushte", Rama rrëfen dëshirën e madhe që ka si kryeministër i Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti
"Do ndihesha i kënaqur pa kushte", Rama rrëfen
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi  se ngjarja e vetme, e cila do ta bënte atë plotësisht të kënaqur do ishte momenti i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë podkastit “Flasim”, Rama theksoi se në jetën e tij politike dhe personale rrallëherë ka përjetuar kënaqësi të plotë për arritjet e bëra, duke theksuar se “vuan nga pakënaqësia” dhe dëshira për t’i bërë gjërat më mirë.

Shefi i qeverisë theksoi se pakënaqësia lidhet me faktin që gjithmonë mendon se mund t’i kishte bërë gjërat më mirë.

“Jam i pakënaqur me çdo gjë që bëj. I shoh me një ndjenjë pakënaqësie ndaj vetes, sepse në çdo gjë mendoj se mund t’i kisha bërë gjërat më mirë”, tha Rama.

Duke folur për mënyrën se si përballet me debatet dhe bindjet e tij, Kryeministri tha se mbetet këmbëngulës, por njëkohësisht i hapur për të rishikuar qëndrimet.

“Jam shumë i vështirë në debat se mbroj me shumë forcë bindjet e mia. Por jam shumë i hapur për të kuptuar se çfarë mund të bëj më mirë edhe për të kuptuar se ku mbase tjetri e ka mirë dhe unë gabim. Por nuk e tregoj. E kam pasur gjithmonë këtë, kam qenë gjithmonë i pathyeshëm në kokëfortësinë për të nxjerrë timen”, shtoi ai.

 

rama shqipëria-be

3 Komente

  1. S
    Selimi nga Durresi.

    Kryeministri me i mire duke e vlersuar ne fushen politike dhe ate ekonomike. Askush tjjeter nuk bente me mire se ky......

    1. R
      Roku

      Nje patetik injorant dhe narcizist..po fillon te numeroje ditet e fundit

      1. F
        Fatos Skenderi

        Nuk ka per te ardhur me udheheqes me i perkushtuar per Shqiperin Patriot i Ndershem Vizjonar Puntore dhe gjith te mirat ka por ato qe e rethojn jan te pa imagjinushem jo te ndershem hajdut qe nuk po e lene ket popull te jetoj sic e meriton .Zoti modh e ndimoft ne rrugen po punon

        Lini një Përgjigje