TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Maj 2023, 18:45

“Dorëheqja e Alibeajt rrit presionin ndaj Berishës”, Nazarko: Rikthimi i Bashës në PD është çështje ditësh

Shkruar nga Pamfleti

“Dorëheqja e Alibeajt rrit presionin ndaj Berishës”,

Analisti Mentor Nazarko tha duke komentuar dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt nga posti i kryetarit të komanduar të PD-së, paralajmëroi se Lulzim Basha mund të rikthehet në krye të partisë.

Në një intervistë për “Abc News”, ai shtoi se thelbi i kësaj tërheqje është që të ushtrohet presion mbi Berishën me qëllim që dhe ai të bëjë të njëjtën gjë në grupin e foltores.

“Është e qartë që thelbi i kësaj lëvizjeje ka qenë që të ushtrohet presion i institucionalizuar mbi Berishën. PD nuk mendoj se priste rezultat që të afirmonte ndonjë bashki. Ishte një lëvizje e paralajmëruar dhe shënon fillimin e përplasjes institucionale midis ky kraheve të PD dhe thotë edhe lëvizje të reja. Kjo lëvizje e Alibeajt brenda vetë PD shënon fillimin e një beteje të vogël të brendshme se kush do ta pasojë atë qoftë edhe si i mandatuar. A do të jetë Bardhi apo rikthehet Basha?

Supozoj se do të jetë Basha sepse dorëheqja e tij, heshtja e tij, kanë që të gjitha karakter taktik. Nuk i bëri këto për të dalë përfundimisht nga politika por për të justifikuar rezultatin elektoral në zgjedhjet e fundit. Dikush mund të thotë se Basha është humbës. Në një kuptim është pak më i mirë sesa ky rezultat edhe ishte i detyruar për shkak të një sërë gabimesh të PD aso kohe”, tha Nazarko.

Sa i takon rikthimit të mundshëm të Bashës në PD, ai tha se kjo mund të jetë çështje ditësh, por shtoi se për të bashkuar opozitën, atij do t’i duhet të zhdukë berishizmin nga partia.

Ky rikthim do të duhet të jetë një hap i menduar, jo automatik, duhet parë statuti i kësaj pjese të mbetur të PD për të parë se si mund të ndodhë rikthimi por është krejt i qartë se ai do të përgatitet që ky rikthim të jetë përfundimtar. Në pikëpamje të ligjërimit politik dhe të asaj se çfarë do të duhet të ofrojë udhëheqësi i ardhshëm i opozitës shqiptare, është e qartë se do të duhet të ketë shkëputje totale nga berishizmi. Berishizmi dështoi si praktikë dhe teori në këto zgjedhje, dështuan edhe ndonëse kishin të gjithë kartat për tu afirmuar”, tha Nazarko

berisha pd basha

Lini një Përgjigje