
Kryeministri Edi Rama ka folur për dorëheqjen e Ermal Dredhës nga drejtimi i Bashkisë së Vlorës.
Rama e përshkroi situatën në Bashkinë e Vlorës si një shfaqje të vetëkënaqësisë dhe karshillëkut, duke theksuar se problemet nuk lidhen vetëm me një individ, por me një mentalitet më të gjerë në administratën lokale.
Kryeminsitri nënvizoi se dorëheqja e Dredhës nuk është një rast i izoluar, por një sinjal që kërkon reflektim më të gjerë nga strukturat politike dhe administrative të PS-së në nivel vendor. Ai e cilësoi Dredhën si një person që e do dhe ndjen Vlorën, por fakti që ka qenë për një kohë të gjatë larg qytetit më parë “e ka zbutur më shumë seç duhet”.
"Nga gjithë sa pashë, dëgjova dhe kuptova dhe vajtova mbi situatën e qytetit dhe shërbimin e drejtorive qendrore në atë territor. Vetëkënaqësi labe e mbingarkuar me re në pantallonat e pushtetit, dembelizëm dhe karshillëk ndaj popullit të Vlorës nga njerëz pa fe, atdhe pa din e iman me mandatin e drejtorit. Të tërë hipur mbi shpatullat e qeverisë, në kuptimin që qeveria investo për Vlorën, këta shkel me këmbë hipur si pasagjerët e kuçit. Dua të bëj të qartë që kjo situatë do ishte gabim i madh sikur të lidhej me kryetarin e bashkisë, i cili në të gjithë atë situatë është më i miri. Se nëse lidhet me kryetarin e bashkisë bëhet gabimi tjetër që ia lëmë vetëm Vlorës. Nuk është vetëm Vlora dhe dorëheqja e Ermalit, është treguesi i asaj që thashë i një njeriu që e ndjen, e do Vlorën dhe që i vetmi problem që ka është se duke nejt për një kohë të gjatë larg Vlorës e Shqipërisë, u zbut më shumë se çfarë duhet për të përballuar aradhenë", tha Rama.
Lini një Përgjigje