TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2025, 12:06

Rama rikthen Taulant Ballën si kryetar të Grupit Parlamentar të PS

Shkruar nga Pamfleti

Rama rikthen Taulant Ballën si kryetar të Grupit Parlamentar të

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ditën e sotme kreun e ri të Grupit Parlamentar të PS.

Emri i zgjedhur nga Rama është Taulant Balla. Socialisti rikthehet në detyrën që e ka mbajtur edhe më herët në radhët e PS, ndërsa Rama e cilësoi si njeriun e duhur për këtë rol.

“Sa i përket drejtimit të grupit të ri parlamatar, ka shumë pak për t’u menduar. Për eksperiencën e gjatë, Taulant Balla është deputeti i duhur", theksoi Rama.

Kryeminstri ka zgjedhur më herët Niko Peleshin për të mbajtur rolin e kryetarit të Kuvendit, ndërsa nënkryetare është zgjedhur deputetja e Durrësit në radhët e PS, Klodiana Spahiu.



 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje