TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2025, 12:07

Largon Elisa Spiropalin, Rama emëron Niko Peleshin si Kryetarin e ri të Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti

Largon Elisa Spiropalin, Rama emëron Niko Peleshin si Kryetarin e ri

Rama tha se Peleshi ka eksperiencën e duhur për të drejtuar Kuvendin

Niko Peleshi do të jetë kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë në legjislaturën e re. Vendimi u bë publik nga Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Rama tha se Peleshi ka eksperiencën e duhur për të drejtuar Kuvendin. Peleshi është pjesë e Kuvendit të Shqipërisë në 4 legjislatura, ndërsa zëvendëson në këtë detyrë Elisa Spiropalin.Duket se kjo ishte një lëvizje surprizë, pasi emri i Niko Peleshit nuk ka qarkulluar më parë për këtë pozicion.

"Besoj se pas  kaq vitesh eksperiencë dhe për profilin e respektuar gjerësisht, Niko Pelshi  është profili dhe njeriu i duhur për të marrë nga Elisa stafetën si kryetari i ri kuvendit të Shqipërisë", tha Rama.

Ndërkohë nënkryetare e Kuvendit është propozuar deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu.

"Në krah të Nikos me eksperiencën e fituar për profesionalizmin dhe përkushtimin absolut shembullin që e ka karakterizuar, Klodiana Spahiu është nënkryetarja e duhur", tha Rama.

Niko Peleshi ka mbajtur pozicionet ministrore në Qeveritë e mëparshme të Ramës, si ai i Mbrojtjes dhe Bujqësisë, ndërsa ka drejtuar edhe Grupin Parlamentar të PS-së.

Në fushatat e socialistëve, Peleshi ka qenë drejtues politik në Qarkun e Korçës, ndërsa mund të jetë një nga emrat e vetëm që nuk është qarkulluar në qarqe të tjera, nga Edi Rama. 

Lini një Përgjigje