Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar dosjen e AKSHI-t, për të cilën SPAK ka ngritur akuza ndaj disa të pandehurve si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Ai e cilësoi këtë çështje si “vorbullën më të zezë” në historinë e shtetit shqiptar.
Në një konferencë për mediat, Berisha përmendi emrin e Ergys Agasit, për të cilin ngriti akuza të rënda, duke e lidhur drejtpërdrejt me kryeministrin Edi Rama.
Sipas Berishës, dosja e Jeffrey Epstein, që ka trazuar botën, është lule përpara asaj që përmban, sipas tij, zyra dhe videot e Ergys Agasit, që kompromentojnë emra të rëndësishëm.
“Ergys Agasi është Edi Rama, njeriu që organizon vrasjet, që organizon vjedhjen e të gjitha të dhënave të qytetarëve për t’ua dhënë bandave dhe armiqve të Shqipërisë. Agasi me videot e tij, i ka kompromentuar këta më shumë… se ato të Epstein janë lule. Çfarë ka zyra e Agasit, duke filluar nga Rama vetë, vazhduar me ministra, drejtues kryesorë institucionesh, prokurorë, gjykatës e policë etj. Pra, janë shqiptarët ata të cilët do të thonë fjalën e fundit. Vetëm një gjë, sot askush nuk mund të thotë se unë nuk e dita.
Rikujtoj një moment në parlament në 91, kur një eksponent i PS tha se nga ta dja unë se hoxha kishte 3 dynym qylyma persian në shtëpi. Ai nuk e dinte. Ai dinte që Hoxha ka vrarë e prerë, por për atë ishte bashkë autor edhe vetë, kurse te qylymat nuk e dinte. Për Edi Ramën dihen të gjitha. Ndaj duhet të dalim dhe të bashkohemi e t’i japim atë që meriton atij dhe organizatës së tij kriminale.”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje