Forum12 Prill 2024, 21:23

E si mund t’ia hiqte Rama mandatin Oltës, ajo është dinasti në PS!

Shkruar nga Myslim Murrizi
E si mund t’ia hiqte Rama mandatin Oltës, ajo është dinasti
Myslim Murrizi

Prandaj dërgojeni në Gjykatë Kushtetuese sepse shyqyr Zotit kryetarja e kësaj Gjykate nuk e ka emrin Olta por e ka Holta Zaçaj dhe nuk më rezulton që të jetë pjesë e klanit kushërinj të pushteteve të rilindjes Rama.

Nëse nuk mblidhni 28 firma për ta dërguar mandatin e Oltës në Gjykatë Kushtetuese i bie që “dyfekun” si opozitar e keni mbështet në vend të lig.

Nuk ju duhen shqiptarëve opozitare dënglat se nuk ju lejoi Rama,

Ju duhet ta dërgoni vendimin e pakicës parlamentare në Gjykatë Kushtetuese sepse ka qenë vetë kryetarja e kësaj Gjykatë që dy herë resht publikisht i ka bërë thirrje Kuvendit që të marrë një vendim çfarëdo qofte dhe pastaj Gjykata do të shprehet për ligjshmërinë e vendimit të Kuvendit.

Jo pak ligje të tjera që janë rrëzuar ndër vite nga Gjykata Kushtetuese kanë marrë shumicë votash në Kuvend.

Prandaj nëse nuk e dërgoni në Gjykate Kushtetuese atëherë merrni nga një hu çadre nga ato qe kishte frike Olta se mos nguleshin në rërën e plazhit dhe nguljani njeri tjetrit se mbase kënaqeni.

I nderuar Gaz Bardhi

Nuk zgjidhen çështjet ligjore me shou deklarativ para kamerave dhe dërdëllisjeve nëpër studio si opozitar i “egër”.

Deklarove para disa kohesh që bashkëshorti i Ermonela Felajt zv Kryetare e Kuvendit me detyrë prokuror në prokurorin e Tiranës ka marrë nga disa biznese mbi 1.5 milion euro ryshfet.

Të thashë bravo të qoftë edhe pse nuk kam asnjë pikë vlerësimi apo respekti për akrobacite tuaja politike e për lëpirjen pa hesap të asaj që ke pështyrë prej 3 vitesh në politiken aktive.

Por nuk bëre denoncim ne SPAK për këtë deklaratë.

Nxore si ripërsëritje të denoncimit të Berishës disa të dhëna për Olsi Ramën si i përfshirë në laboratorin e kokainës në Xibrakë dhe përsëri nuk bëre denoncim konkret në SPAK, por kërkove të na e shesësh si denoncim në njoftim të tipit te bilbilfrytësve ose patronazhistëve rilindas.

Të ndodhte me ndonjë nga deputetët që Ti dhe Basha përjashtuat në shtator 2021, edhe mund ta pranoja sepse ata mund të thonin që nuk bëjmë denoncime se publikisht kanë deklaruar që SPAKU është i kapur nga Rama dhe për ata është i pabesueshëm, por ti ke shprehur publikisht besim, mbështetje dhe vlerësim për SPAKUN dhe drejtësinë e re në frymën pro Amerikane që të karakterizon.

Tani nëse nuk mbledh 28 firma të deputeteve te grupit parlamentar për të dërguar mandatin e Oltës në Gjykatë Kushtetuese a ka mundësi të mos na hapni barkun si opozitare “radikal”

Një sqarim për të gjithë opozitarët jo akrobatik dhe që nuk besojnë hipokrite edhe pse me urrejnë apo me kanë sharë e paragjykuar prej shkurtit 2019 mua sipas orkestrimit të Lulit, Gazit dhe tufës që hingëllinte për djegie mandatesh në atë kohë e që sot janë “ dashnorë” të zjarrtë të parlamentarizmit e që hakërrehen se kurrë nuk do ikin me nga parlamenti.

Unë nuk besoj që nuk i dini por edhe nëse nuk i dini po jua them unë që t’i mbani mend e mos t’i harroni.

Olta Xhaçka është me të vërtete e bija e Natashes, por Natasha është motra e prof Servet Pellumbit pra Olta është vajze halle djal daje me Arben Pëllumbin.

Po ashtu duke qenë që Ardjan Dvorani “ kampioni” i drejtësisë ish anëtarë i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Larte është nip i prof Servetit i bie që të jetë kushëri me Oltën, dhe meqë Dvorani është kushëri i parë me rektorin Artan Hoxha si nipoj të prof Servetit dhe që prej shumë kohësh kanë qenë që të dy tezak (sipas atyre të malit qe ngulin çadra në rërë )anëtarë të Gjykatës së Lartë, i bie që të jenë po kushërinj të parë edhe me Oltën e zj Natasha si dhe përsëri kushëri të parë me kryetarin e bashkisë Elbasan z Gledian Llatja

Pra i nderuar Gazi, Flamur, Oerd, Agron etj anëtare të grupit parlamentar opozitar Olta nuk është Olta por dinasti në PS e Ramës.  

E si mund ti hiqte Rama mandatin Oltës?????

Prandaj dërgojeni në Gjykatë Kushtetuese sepse shyqyr Zotit kryetarja e kësaj Gjykate nuk e ka emrin Olta por e ka Holta Zaçaj dhe nuk më rezulton që të jetë pjesë e klanit kushërinj të pushteteve të rilindjes Rama.

myslim murrizi