TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Maj 2023, 18:06

Zgjedhjet lokale, Frrok Çupi: Nëse PD-ja zyrtare nuk fiton të paktën 2 bashki, rrezikon të pushojë së ekzistuari

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet lokale, Frrok Çupi: Nëse PD-ja zyrtare nuk fiton të

Analisti Frrok Çupi duke komentuar fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit tha se PD-ja e drejtuar nga Enkelejd Alibeja nuk është në garë me Partinë Socialiste por me veten.

Në një intervistë për “AbcNews”, Çupi shtoi se PD zyrtare do të duhet që të fitojë të paktën dy bashki të mëdha dhe një numër të madh këshilltarësh në këto zgjedhje nëse do që të bëhet faktor.

Sipas tij nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë Shqipëria do të ketë një forcë opozitare të shkatërruar edhe për shumë vite të tjera.

Fakti që s’kanë kandiduar në të gjitha zonat, tregon se pro-amerikanizmin e kanë kot, fjalë goje sepse një pro amerikan do të thotë se të dëshmosh me vepra që je pro. Ti thuash Amerikës që jam por por ndërkohë ke shumë pak përfaqësues. E di që fushata e tyre është më e qytetëruar, sidomos në Tiranë, por me një kooperuare tjetër.

Minimumi duhet të marrë dy bashki të mëdha dhe shumë këshilltarë në bashkitë e tjera. Nëse nuk merr dot dy prej tyre ne nuk kemi shpresë se do të kemi një PD edhe për 20 vjet të tjera”, tha Çupi.

zgjedhjet bashkia

Lini një Përgjigje