
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj është shprehur se në Tropojë ka 200 varre djemsh të rinj.
I ftuar në emisionin “Review”, duke folur mbi dëshminë e Aishe Haklajt, ai theksoi se të gjithë regjimet kanë qenë armike me Tropojën, që sipas tij është emër sllav i vendosur nga Enver Hoxha.
“Fantazia kriminale ka kaluar përtej çdolloj limiti apo imagjinate njerëzore. Janë 200 varrë në Tropojë nga mosha 20-45 vjeç. Kjo është fatura që ka paguar Malësia e Gjakovës për shkak të historisë së saj. Gjithë regjimet kanë qenë armike të Malësisë së Gjakovës që nga Enver Hoxha që e pagëzoi me emrin sllav Tropojë dhe deri ditët e sotme”, tha ai.
Lini një Përgjigje